Izraeli do t’i lehtësojë kufizimet e brendshme NULL NULL 18.06.2025 15:10 18.06.2025 15:10 Izraeli ka miratuar rekomandimet nga ushtria e për të lehtësuar kufizimet e brendshme, në një ndryshim që ministri i Mbrojtjes Israel Katz e përshkroi të mërkurën si një “mesazh fitoreje” ndaj Iranit. Pas një takimi me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Komandën e Frontit të Brendshëm (HFC), Katz njoftoi se kufizimet do të lehtësohen nga mbrëmja e së mërkurës. “Krahas luftës së intensifikuar kundër Iranit për të hequr kërcënimet – ne do ta rihapim ekonominë, do ta lirojmë gradualisht publikun dhe do ta kthejmë Izraelin në një rrugë aktiviteti dhe sigurie,” tha Katz. Katz tha se vendimi për të rihapur ekonominë ishte “një mesazh fitoreje ndaj armikut iranian, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ata dëmtohen dhe mbyllen, ndërsa ne i sulmojmë, mbrojmë popullsinë tonë dhe gjithashtu fillojmë një proces me faza të rihapjes së ekonomisë dhe zonave të prekura – të gjitha në përputhje me konsideratat e sigurisë”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim 18/06/2025
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025