Siguria e pushuesve, task forca e posaçme zbarkon në plazhet e Durrësit NULL NULL 18.06.2025 13:21 18.06.2025 13:21 Task forca ndërinstitucionale e ngritur për sezonin turistik në Qarkun e Durrësit ka nisur kontrollet për zbatueshmërinë e rregullave dhe ligjit që përcaktojnë mënyrën e operimit të subjekteve të ndryshëm që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në qendër të këtij kontrolli kanë qenë vendet e mjeteve lundruese dhe atyre argëtuese përgjatë gjithë vijës bregdetare të Qarkut të Durrësit, shkruan A2. Për koordinatorin e kësaj task force, struktura i ka të gjitha kapacitet njerëzore dhe logjistike për një kontroll të vazhdueshëm përgjatë gjithë sezonit veror. Gjithashtu, në të gjithë vijën bregdetare të Qarkut të Durrësit janë miratuar 190 roje bregdetare së bashku me kullat e vrojtimit, funksionaliteti i të cilave gjithashtu do të jetë në vëmendje të kontrollit të kësaj task force. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov? 5 minuta më parë
Kosova Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO) 13 minuta më parë