Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë dërgohet për trajtim mjekësor NULL NULL 18.06.2025 13:22 18.06.2025 13:22 Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Aty, një grua është goditur nga një veturë, njofton Klankosova.tv. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishitnës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha ajo për Klankosova.tv. Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë (FOTO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 3 orë më parë