Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milan i ofron 10 milionë për Xhakën, kjo është kërkesa e Leverkusenit

NULL NULL
18.06.2025 10:59
xhaka
Granit Xhaka i Leverkusenit. Foto: AP

Granit Xhaka po vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesore të AC Milan.

Kapiteni i Zvicrës po konsiderohet si një lojtar që do t’i përshtatej perfekt stilit të lojës së Massimiliano Allegrit.

Për këtë arsye “Rossonerët” janë duke i bërë trysni Bayer Leverkusenit.

Mediat gjermane raportojnë se drejtori i ri sportive, Igli Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e “Farmaceutikëve”.

Derisa e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani ia ka ofruar Leverkusenit 10 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, transmeton Klankosova.tv.

Por, duket se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për ish-kampionët e Gjermanisë, të cilët mund t’i kërkojnë deri në 15 milionë euro.

Ose kërkesë e Leverkusenit, është mbrojtësi Malick Thiaw, një profil i vlerësuar lartë nga trajneri i ri, Erik ten Hag, por të cilin duket se nuk dëshiron ta lëshojë trajneri Allegri.

Xhaka, nga ana e tij, e ka shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt Serie A pasi eksperiencës së jashtëzakonshme me Leverkusenin, të cilit këtë verë duket se do t’i ikin krejt yjet, krahas trajnerit Xabi Alonso.

Në sezonin 2024/25, 32 vjeçari i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 2 gola dhe i ka bërë 7 asistime.

Vlera e kartonit të Xhakës në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve,  Transfermarkt është 12 milionë euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.