Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”, sonte në MAT (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2025 10:00
Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra
Fëmijë të braktisur - MAT - Klan Kosova

Fëmijët e braktisur nga prindërit, janë në fokus të edicionit më të ri të emisionit dokumentar, MAT.

Një çështje që trajtohet ekskluzivisht këtë të mërkurë nga ora 22:00, është se si fëmijët e SOS-fshatit ende nuk mund t’i marrin shtesat mujore të qeverisë.

Cili është numri i fëmijëve pa përkujdes prindëror?

Për ç’arsye kosovarët heqin dorë nga bijat e bijtë e tyre?

A lihen më shpesh nga prindërit djemtë apo vajzat e sa të shpeshta janë rastet e bashkimit me familjet biologjike?

Si SOS fshati përcolli nuse vite më parë?

Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera u gjeni përgjigje në dokumentarin, “Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.