Bislimi intervistohet sot nga Prokuroria Speciale NULL NULL 18.06.2025 08:30 18.06.2025 08:30 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Bislimi, do të intervistohet rreth kontratës për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, më 27 maj ishte intervistuar nga PSRK-ja në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria, për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore. Ai kishte deklaruar se numri dy i Qeverisë në detyrë ishte interesuar rreth kësaj kontrate. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.