Rezniqi: Izraeli po sulmohet nga shtatë fronte të ndryshme (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 07:35 18.06.2025 07:35 Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, Lekë Rezniqi, ka deklaruar se situata në Lindjen e Mesme ka ndryshuar rrënjësisht që nga 7 tetori 2023, duke theksuar se Izraeli po përballet me sulme nga shtatë fronte të ndryshme. Në një intervistë për emisionin “Edicioni Special” mbrëmë në Klan Kosova, Rezniqi tha se përveç frontit në Gaza, Izraeli është përballur me sulme nga Libani, Siria, Bregu Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe së fundmi edhe nga Irani, njofton Klankosova.tv. “Edhe pse është arritur një armëpushim i brishtë me Hezbollahun në Liban, tensionet mbeten të larta edhe në Siri dhe rajone të tjera. Kjo situatë e ndërlikuar ka krijuar një kontekst të ri gjeopolitik për të gjithë rajonin”, u shpreh Rezniqi. Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës 7 minuta më parë
Kosova A është deklarata e Trumpit alarm për krijimin e institucioneve? – Haki Abazi sot në “DPT te Fidani” 38 minuta më parë