Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes futbollisti shqiptar në Australi, bie nga kati i 8-të i restorantit

NULL NULL
17.06.2025 22:56

Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.

28 vjeçari Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë.

Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte vdekur pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.

A soccer club is in mourning after a popular player fell to his death from a rooftop bar in Adelaide on June 15 (Mario Bacaj is pictured)

Siç raporton Top Channel, Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.

Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushofsh në Paqe Mario.”

Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.