Hera e dytë në garat evropiane, Malisheva mund të përballet edhe me skuadra shqiptare NULL NULL 17.06.2025 08:49 17.06.2025 08:49 Për të dytin vit radhazi, Malisheva do të luajë në garat e futbollit evropian. Edhe kësaj here, kjo skuadër do të luajë në fazën e parë kualifikuese të Conference League. Vitin e kaluar, malishevasit u mposhtën nga Buduçnosti në këtë faze, transmeton Klankosova.tv. Ekipi i udhëhequr Bekim Isufi, e siguroi kualifikimin në garat evropiane, pasi përfundoi e treta në tabelën e Superligës së Kosovës. Bazuar në renditjen e skuadrave, Malisheva shumë lehtë do të mund të përballet me dy skuadra shqiptare si: Vllaznia nga Shkodra dhe Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi. Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Malishevës: Shamrock Rovers; FK Borac Banja Luka; HJK Helsinki; Flora Tallinn; KI Klaksvik; Vikingur Reykjavik; Pyunik Yerevan; Petrocub Hîncesti; Larne FC; Paide Linnameeskond; F91 Dudelange; Partizani Tirana; St. Patrick’s Athletic; La Fiorita; Sutjeska Niksic; Vllaznia Shkodër’ Kauno Zalgiris; Ordabasy Shymkent; Floriana; NK Koper Deçiq Tuzi Urartu FC Torpedo Zhodino St Joseph’s FC Dila Gori *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.