Punëtorët e Flotacionit të Trepçës ende në pritje të pagave të majit (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 08:35 17.06.2025 08:35 Edhe pse ka kaluar më shumë se gjysma e muajit qershor, punëtorët e Flotacionit të Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit maj. Sindikata e Pavarur e Trepçës ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë situatë të padrejtë dhe diskriminuese ndaj punëtorëve. Sipas tyre, ekzekutimi i pagave po bëhet në mënyrë selektive, duke lënë shumë prej punonjësve pa të ardhura, përcjell Klankosova.tv. Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që punëtorët e Trepçës përballen me vonesa në paga dhe pasiguri financiare. Lidhur me këtë çështje, gazetari Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, raportoi se pakënaqësia në mesin e punëtorëve është në rritje, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga menaxhmenti dhe institucionet përkatëse. Ndiqni detajet, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë