Izraeli thotë se ka vrarë gjeneralin më të lartë iranian në një sulm në Teheran NULL NULL 17.06.2025 08:23 17.06.2025 08:23 Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë gjeneralin Ali Shadmani, kreun e Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, në një sulm të kryer në Teheran. Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani konsiderohej si komandanti më i lartë ushtarak i Iranit dhe njeriu më i afërt me udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, transmeton klankosova.tv. Ai ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, i cili u vra më herët gjatë javës nga një tjetër sulm i supozuar izraelit. Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me pretendimet e Izraelit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Starmer: Trump s'ka sugjeruar se ShBA-ja është gati të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran 10 minuta më parë
Kosova Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin (VIDEO) 23 minuta më parë