Kajtazi: Klasa politike në Kosovë, më e papërgjegjshmja ndonjëherë (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 22:00 16.06.2025 22:00 Analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar ashpër lidershipin politik në Kosovë, duke e quajtur klasën aktuale politike si “më të papërgjegjshmen që ka pasur ndonjëherë vendi”. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi tha se liderët politikë janë të përqendruar vetëm te Prishtina dhe zgjedhjet komunale, aty ku, sipas tij, ndodhen interesat financiare. “Kalkulimet janë, çka i bën ata me dalë më mirë ose më keq në vota. Klasë politike më të papërgjegjshme nuk kemi pasur kurrë, kurrë hiç asnjëherë. E ki një uzurpator aty që sillet si kryeministër dhe i ki dy liderë të tjerë të partive politike të cilët krejt fokusin e kanë Prishtinën dhe zgjedhjet komunale ku janë parët, me lypë prej këtyre përgjegjësi të cilat as nuk duan t’i marrin as nuk duan t’i çojnë përpara, është hajgarallëk. Këto parti, kanë llogarit në rënien votat e Albin Kurtit në bazë të gabimeve të tij në pushtet dhe jo në bazë të punës dhe performancës së tyre, këta kërkah nuk janë. Nuk po duan. Nuk duan more, çohet ai i prezanton 15 pika qysh do me e nxjerr vendin prej krizës, e nuk e llogarit ai që është i treti, sillet sikur me qenë njëfar fituesi”, u shpreh Kajtazi, njofton Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e tij të plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 11 orë më parë