Asisti i 623-të: A ishte ky edicioni më emocionues? NULL NULL 16.06.2025 14:29 16.06.2025 14:29 Sot me fillim nga ora 19:30 vjen Asisti i 623-ti me radhë. Në emisionin super ekskluziv basketbollistik, do të bëhet analiza e krejt edicionit të garave të Superligës dhe jo vetëm. A ISHTE KY EDICIONI MË EMOCIONUES? Tash kur çdo gjë mori fund për edicionin e sivjetmë dhe skuadrat kanë shkuar në pushime, ASISTI 623 bënë rekapitulimin e një edicioni emocionues me shumë momente të bukura por edhe mangësi dhe çaste ‘jo të bukura’. Dy legjendat dhe emrat e paharrueshëm të basketbollit kosovar, Blerim Vuniqi dhe Naim Hajrizi sonte bëjnë përmbledhjen e edicionit që e lamë pas nesh, transmeton Klankosova.tv Sa ishte konkurrues ky edicion? Cili ishte rivaliteti më i madh midis klubeve? Kush ishte surpriza më e madhe e këtij edicioni, për të mirë dhe për të keq? Cila skuadër tejkaloi pritjet dhe cila dështoi? Cili ishte derbi më emocionues i sezonit? Cila ishte atmosfera më e “nxehtë”? Çka sjell edicioni i ri? Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 623 në analizën me dy legjendat dhe ikonat e basketbollit kosovar Blerim Vuniqin dhe Naim Hajrizin me fillim nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.