Arrestohet serbi të cilit iu hoq shtetësia kosovare pasi u punësua si polic në Serbi NULL NULL 14.06.2025 14:34 14.06.2025 14:34 Nikolla Vujoviq është arrestuar nga institucionet e Kosovës, mëson Klankosova.tv. Siç njoftoi më parë Ministria e Brendshme, të njëjtit i është hequr shtetësia e Kosovës pasi është punësuar në Policinë e Serbisë. Kjo, sipas MPB-së, bie ndesh me sigurinë kombëtare të vendit. Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se Vujoviq është dërguar në kampin e azilantëve në Prishtinë dhe është në pritje të ekstradimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.