“Irani është i brishtë”, çka pritet të ndodh në konfliktin Tel Aviv-Teheran? (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 13:29 13.06.2025 13:29 Foto nga NPR Këtë të premte sytë e botës janë kah Lindja. Kjo pasi Izraeli sulmoi Iranin në orët e para të 13 qershorit. Emanuela Durmishi në emisionin “Kosova Today” tha se sulmi nuk është diçka e re, transmeton Klankosova.tv. “Rruga që është ndjekur në mes Irani, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara sa i përket gjithë procesit të reduktimit, të prodhimit të pjesës nukleare në Iran, ka qenë një marrëdhënie konfliktuale”, u shpreh Durmishi. Sa i përket kundërpërgjigjes së Iranit ndaj Izraelit, Durmishi tha se vendi mund të ndërmarrë ndonjë sulm me raketa me rreze të gjata dhe aeroplanë ushtarakë. “Nuk mendoj se do të bëjë diçka më tepër”, tha tutje ajo. Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi tha se sulmi izraelit u përqendrua në vendet kyçe të zonave bërthamore dhe ushtarake të Iranit. “Ky sulm tregon se Irani është i brishtë, duke marr parasysh që është aleat i Rusisë”, tha tutje ai. Po ashtu Ibishi u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas sulmit izraelit në Iran. “Kur nuk bie dakord me një marrëveshje të ardhme lidhur me uraniumin dhe rrezikun e krijimit të armëve bërthamore, kjo nuk është çështje që lidh vetëm me Izraelin, por vërejtje edhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energji nukleare, dhe kjo është çështje e rrezikut dypalësh”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.