Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Në radiolidhje kolegu më tha që e humbëm Afrimin…rash në gjunjë dhe e kapa kokën” – detaje rrëqethëse të policit kosovar

NULL NULL
13.06.2025 12:15

Në seancën e sotme për gjykimin e rastit “Banjska”, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar edhe zyrtari policor Sedat Dushi, i cili ka rrëfyer momente tejet të rënda nga përballja me grupin terrorist në Banjskë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjell seancën, ka bërë të ditura detaje rrëqethëse nga deklarata e policit Dushi.

Ai e nisi dëshminë me përshkrimin e momenteve të para kur ka filluar shkëmbimi i zjarrit dhe plumbat që shkrepte gjatë ballafaqimit me terroristët serbë.

Sipas tij, sa kanë mundur t’i identifikojnë sulmuesit, ata kanë qenë të veshur me uniforma që ngjanin ushtarake, të maskuar dhe me kapela.

“Si është goditur rreshteri… ne ju kemi përgjigjur zjarrit nga pozitat tona. E kam drejtuar armën drejt dritës në shtyllë – dritën e parë e kam thyer me plumbin e parë, pastaj të dytën me plumbin e dytë. Aty e kam vërejtur një dritë të kuqe fluturake, ndoshta dron. E kam marrë në shënjestër, por duket se nuk e kam goditur dhe më pas ai është tërhequr drejt manastirit.

Kemi vazhduar herë pas here me të shtëna. Kolegu Albani ka qenë i plagosur dhe është afruar te ne, ndërsa dy kolegët e tjerë të trafikut kanë qenë më poshtë. Unë jam përpjekur ta përcjell situatën përreth.”

Ai mëngjes tragjik e ka goditur rëndë emocionalisht policin Dushi.

Lajmin për vrasjen e Afrim Bunjakut e mori përmes radiolidhjes, teksa ishte rrugës për në spital duke e transportuar kolegun e plagosur, Alban Rashiti.

“Jam dëshmitar në rast pas sulmit në Banjskë, sidomos pas lajmit që e ka komunikuar Elezi përmes radiolidhjes, ku tha ‘e humbëm kolegun’. Unë isha në autoblindë duke e transportuar Albanin. Aty e ndjeva veten të thyer. Kur kam shkuar në spital, isha në gjendje të rëndë, por kisha shpresë që ishte gjallë. Mjeku dhe kolegët ma konfirmuan që Afrimi ishte vrarë. Kam rënë në gjunjë, e kam kapur kokën dhe më pas nuk mbaj mend gjë… derisa pas një kohe e kam parë veten në një shtrat në Emergjencën e Mitrovicës.”, tha Dush

“Kam bërë kontrolle, kam marrë terapi psikologjike… Tani kam probleme me dëgjimin, e kam të humbur rreth 30 për qind. E vërej kur vajza dhe gruaja më kërkojnë diçka dhe unë nuk dëgjoj. Vajza më thotë: ‘Babi, nuk po dëgjon’, sepse nuk u kam treguar në detaje se çfarë ka ndodhur.” 

Sot ka dëshmuar edhe polici Fahri Shala.

“E thirra kolegun, s’përgjigjej – nga krismat s’e kuptova a ka puls”, polici dëshmon momentet dramatike nga Banjska

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.