Kosova ndaloi përdorimin e simboleve serbe për Vidovdan, reagon Serbia NULL NULL 13.06.2025 11:55 13.06.2025 11:55 Pamje gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, Prishtinë. Foto: Kossev/klankosova.tv Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, deklaroi sot se vendimi i marrë nga institucionet e Kosovës, që ndalon përdorimin e flamurit serb dhe simboleve shtetërore gjatë kremtimeve të festës së Vidovdanit, “përfaqëson vazhdimin e një politike të frikësimit sistematik dhe presionit institucional ndaj popullit serb, i cili vazhdon të jetojë” në Kosovë. Klankosova.tv dje raportoi ekskluzivisht për aktgjykimin e marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që thotë se nuk lejohet përdorimi i simboleve të shteteve të huaja gjatë festimit të Vidovdanit në Kosovë. E Macut theksoi se ndalimi i këtyre simboleve “dëshmon për një realitet shqetësues, ku të drejtat e një komuniteti po shuhen sistematikisht në zemër të Evropës”. Sipas tij, edhe pse Bashkimi Evropian i dënon hapat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjithçka që ai bën, në të vërtetë, ka përkrahjen e plotë të vendeve perëndimore. “Veprime të tilla nuk janë incidente të izoluara, por pjesë të një fushate të planifikuar për të fshirë identitetin serb nga” territori i Kosovës “çka është e papranueshme për Republikën e Serbisë”, u shpreh Macut. /Klankosova.tv Gjykata vendos përfundimisht – s’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë