Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 NULL NULL 11.06.2025 19:28 11.06.2025 19:28 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Tiranë, 17 maj, 2025. Foto: AP Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar në lidhje me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, duke thënë se Shqipëria ka marrë dritën jeshile në këtë drejtim. Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret në rrugën drejt BE-së, përcjell Klankosova.tv. “Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. “Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane. Kapitujt përfshijnë: Politikat e transportit (Kapitulli 14), Energjia (Kapitulli 15), Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27). Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, ka shkruar tutje Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Parada historike në Uashington në nder të Ushtrisë Amerikane dhe ditëlindjes së Presidentit Trump 14 minuta më parë
Kosova Me metodën "Sentinel", në QKUK këtë vit u shpëtuan 22 gra nga kanceri i gjirit 19 minuta më parë
Lajme Shkencëtarët i kundërpërgjigjen Trumpit, pasi tha se termocentralet nuk kontribuojnë në ngrohjen globale 27 minuta më parë