I bëri me trofe pas 17 vjetësh, Tottenhami shkarkon trajnerin Postecoglou NULL NULL 06.06.2025 23:06 06.06.2025 23:06 Ange Postecoglou. Foto: AP Tottenhami ka shkarkuar kryetrajnerin, Ange Postecoglou, megjithëse ai e udhëhoqi ekipin drejt fitores në Europa League, duke i dhënë fund një thatësire prej 17 vitesh pa trofe për klubin. Sipas burimeve të Sky Sports News, trajneri i Brentford, Thomas Frank, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar australianin. Vendimi për shkarkimin e Postecoglout — i cilësuar si një “vendim unanim” nga bordi i Spurs — vjen vetëm 16 ditë pasi ai udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Europa League, duke i siguruar klubit trofeun e parë evropian pas 41 vitesh. Megjithatë, suksesi në Bilbao, që i siguroi Tottenhamit një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, erdhi në një sezon ku ekipi regjistroi performancën më të dobët ndonjëherë në Premier League. Tottenham e përfundoi kampionatin në vendin e 17-të, me 22 humbje dhe një total prej vetëm 38 pikësh — shifra më e ulët në histori në këtë ligë për klubin. “Sky Sports News” raportoi gjithashtu se kishte shqetësime se trajnerët kundërshtarë në Premier League kishin filluar ta “lexonin” më lehtë stilin e lojës së Spurs nën drejtimin e Postecoglout. Në një deklaratë të bërë pas largimit, Postecoglou u shpreh se ndjenja e tij dominuese ishte krenaria, duke theksuar se beson se “arriti atë që shumë thoshin se ishte e pamundur” duke fituar Europa League. Trajneri 59-vjeçar largohet pas dy sezonesh në krye të skuadrës, në mes të kontratës katërvjeçare. Largimi i tij vjen saktësisht dy vite pas emërimit, pasi iu bashkua Spurs më 6 qershor 2023 nga Celtic. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025