Mbappé, mbreti i golave në Evropë NULL NULL 25.05.2025 23:25 25.05.2025 23:25 Kylian Mbappé është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Evropës për sezonin 2024/25. Me 31 gola në LaLiga, sulmuesi francez grumbulloi 62 pikë dhe fitoi Çizmen e Artë, duke vlerësuar performancën e tij të shkëlqyer në Real Madrid, transmeton klankosova.tv. Konkurrencë të fortë i bëri Viktor Gyökeres me 39 gola në ligën portugeze, por për shkak të koeficientit më të ulët prej 1.5 pikësh për gol, suedezi përfundoi me 58.5 pikë. Mbappé përfitoi nga koeficienti më i lartë i LaLigës ku dhe fitoi bindshëm, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.