U kritikua nga Slot, reagon Trent: Për 20 vjet, dhashë gjithçka NULL NULL 24.05.2025 20:23 24.05.2025 20:23 Trent Alexander Arnold, djaloshi që doli nga akademia e Liverpoolit, kohë më parë njoftoi largimin e tij nga klubi i tij i fëmijërisë. Ky veprim nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët në ndeshjen e parë pas njoftimit të tij për largim, e pritën me brohoritje hyrjen e tij në fushë. Fjalë jo fort të këndshme pati edhe trajneri i “The Reds”, Arne Slot, i cili në një deklarim të fundit tha se Trenti ka mundur të jetë mbrojtës më i mirë, dhe se jo çdo herë e ka dhënë maksimumin në fushë. Pas këtij deklarimi, ka ardhur edhe reagimi i “Scouserit”. “20 vjet. Dhashë gjithçka nga vetja”, shkroi Trent në Instagram. Liverpooli arriti të shpallet kampion i Premier Ligës këtë sezon, duke u barazuar me tituj, nga 20 sosh, me rivalin e madh, Manchester United. Trent do ta luajë të dielën ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin, para se të bëhet, siç pritet, lojtar i Real Madridit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days