Pamje të rënda: Përleshje masive mes tifozëve të Tottenhamit dhe Manchester United (VIDEO) NULL NULL 21.05.2025 11:43 21.05.2025 11:43 Finalja e Europa League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të jetë mjaft e zjarrtë në stadiumin “San Mames” të Bilbaos në Spanjë. Por, “beteja” duket se ka nisur disa orë para ndeshjes dhe atë atë jashtë stadiumit. Tifozët e të dy klubeve janë përleshur masivisht në qytetin spanjoll Bilbao, njofton mediumi britanik “The Sun”, transmeton Klankosova.tv. Mijëra tifozë u takuan në qytet dhe aty nisi gjithçka, duke shkëmbyer mes vete shqelma e grushte, por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin edhe me objekte të forta. Mbi 70 mijë tifozë të Man United dhe Tottenhamit kanë përfunduar në rrugët e Bilbaos në motin me diell, duke konsumuar me të madhe alkool. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.