Momentet më të bukura të një nate të paharrueshme për mitrovicasit në “Minatori” NULL NULL 14.05.2025 21:29 14.05.2025 21:29 Trepça është një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion në Superligën e Kosovës. Ata sonte e mposhtën liderin e sezonit të rregullt, Bashkimin, duke e çuar në 3:1 epërsinë në serinë finale të Playoff-it. Ndonëse e nisën çerekun e parë për mrekulli, vendësit shpërdoruan avantazhin prej tetë pikësh në çerekun e parë duke dhënë vetëm dy pikë në të dytin. Mirëpo, një seri prej 19:0 në çerekun pasues u dha zemër mitrovicasve të cilët nuk e lëshuan më epërsinë nga dora dhe takimin e mbyllën me rezultat 80:74. Ky spektakël në palestër dhe në tribunat rreth saj u dha LIVE në Sport 1 të Art Motion, dhe në artikullin e mëposhtëm mund t’i gjeni ndër momentet më të këndshme dhe vendimtare të ndeshjes. Momenti i ngulitjes nga ylli i Trepçës që elektrizoi palestrën “Minatori” Momenti kur Wendell Green Realizon nga gjysma e palestrës dhe ngushton epërsinë e Trepçës në 63:60 në fund të çerekut të tretë Momenti pikëllues për Wendell Green i cili ishte heroi i Bashkimit me 35 pikë, por dështoi dy herë për gjuajtje të lirë në fund të takimit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.