Trepça merr fitoren pas tre çerekëve baras, e bën 1:1 serinë me Bashkimin NULL NULL 07.05.2025 21:03 07.05.2025 21:03 Trepça ka shënuar fitore me rezultat 79:72 ndaj Bashkimit në ndeshjen e dytë të serisë finale. Loja shkoi e barabartë në tre çerekët e parë, 20:20, 41:41. dhe 58:58 duke e bërë tejet dramatik çerekun e katërt dhe të fundit. Mike Myers dhe Tekele Cotton me 22 pikë ishin më të mirët te Torcidat, duke udhëhequr kampionin në fuqi drejt triumfit. Në anën tjetër, Dirk Williams dhe Lejson Zeqiri po ashtu patën pikë të barabarta dhe më së shumti te prizrenasit, nga 16 sosh. Ky i fundit pësoi një lëndim dhe do të ishte hendikep i madh për Arpaxhikët nëse do t’iu mungonte në pjesën e mbetur të serisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.