Prishtina sonte kërkon barazimin e serisë, Trepça kthimin në finale NULL NULL 30.04.2025 16:46 30.04.2025 16:46 Sonte Prishtina është nikoqire e Trepçën në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale të Plejofit. Kampioni në fuqi udhëto në kryeqytet me epërsinë 2:1 në seri, dhe një fitore eventuale do ta kthente në finale. Në anën tjetër, me një fitore prishtinasit mëtojnë ta kthejnë serinë për një ndeshje vendimtare në Mitrovicë. Ndeshjen e parë e fituan bindshëm Torcidat me rezultat 80:65, dhe Plisat u kthyen në lojë me një fitore prej 90:83 në përballjen e dytë. Dramatike ishte loja e kaluar të cilën Trepça e fitoi me rezultat 67:61 ndonëse mysafirët po udhëhiqnin për pjesën më të madhe të takimit. Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe emetohet në Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Art Motion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.