Mallorca e Muriqit sonte sfidon Barcelonën NULL NULL 22.04.2025 11:50 22.04.2025 11:50 Vedat Muriqi Një ndeshje tejet interesante do të luhet sonte me fillim nga ora 21:30 në La Liga. Mallorca e Vedat Muriqit, do të përballet me Barcelonën. Kjo lojë do të transmetohet në Artmotion, në kanalin Sport 1 me komentim të Arlind Sadikut. Derisa në kanalin e dytë do të transmetohet një tjetër superndeshje, ku do të ballafaqohet Valencia dhe Espanyol, e cila nis nga ora 19:00. Kurse, nga ora 20:45, do të luhet ndeshja e Ligue 1, në mes të Nantes dhe Paris Saint Germain. Në ora 17:00 në Sport 1 do të shfaqen momentet kryesore, golat dhe aksionet e xhiros së 32-të. Vend padyshim se do të ketë edhe për basketboll. Në sport 1 nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës 03, në konkurrencën e femrave (finalja e pestë eventuale). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days