Kërkimet vazhdojnë, ende asnjë gjurmë të 26 vjeçarit që u zhduk në Pashtrik NULL NULL 08.04.2025 18:38 08.04.2025 18:38 Ende asnjë gjurmë nga 26 vjeçari i cili u shpall i zhdukur nga e diela. Kërkimet për të po vazhdojnë në malin e Pashtrikut. Kështu thanë për Klankosova.tv nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit. “Ende nuk e kemi asnjë gjurmë. Kërkimi po vazhdon me dronë”, deklaroi një pjesëtar i ShKSh-së për Klankosova.tv. Klankosova.tv ka siguruar edhe fotografi nga operacioni që po zhvillohet atje. Bëhet e ditur se operacioni i kërkimit mund të vazhdojë sonte deri në orët e vona. Për ngjarjen në fjalë Klankosova.tv ka raportuar edhe dje e po ashtu edhe gjatë ditë së sotme. / Klankosova.tv Po vazhdon edhe sot kërkimi për 26-vjeçarin e humbur në Pashtrik *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.