26 vjet nga masakra e Izbicës NULL NULL 28.03.2025 07:54 28.03.2025 07:54 Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së Izbicës, ku forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë të Skenderajt dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Masakra e Izbicës është njëra prej krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror, transmeton Klankosova.tv. Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnje gjashtëmuajshe. Deri tani, një person është arrestuar si i dyshuar për krimin monstruoz në Izbicë. Ai është një shqiptar me shtetësi të Serbisë, Muhamet Alidemaj. I njëjti u arrestua në vitin 2021, ndërsa gjykimi ndaj tij është ende nuk vazhduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 16 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 19 orë më parë