Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi NULL NULL 21.03.2025 21:21 21.03.2025 21:21 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Si pasojë është lënduar ngasësi i makinës. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli shtoi se i lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt. “Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 40 minuta më parë
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 13 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 16 orë më parë