Momenti prekës kur një panda në Japoni takohet për herë të parë me të vegjlit e saj (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 20:44 21.03.2025 20:44 Njerëz të shumtë kanë shkuar në Ocean Park të Hong Kongut për të parë pandën gjigante Ying Ying derisa ribashkohej me të vegjlit e saj. Binjakët lozonjarë, të njohura aktualisht vetëm si “Vëllai i Vogël” dhe “Motra e Madhe”, kanë magjepsur publikun. Të lindura vitin e kaluar, ato janë pandat e para të lindura në Hong Kong, duke e bërë Ying Ying, nënë për herë të parë. Vizitorët tani mund të shohin lidhjen e nënës dhe të vegjëlve, duke shënuar një moment historik për pandat në Japoni. Ocean Park, shtëpia e gjashtë pandave të Hong Kongut, ka hapur një faqe të dedikuar në Instagram për binjakët e dashur, duke nxitur më tej popullaritetin e tyre lokal dhe ndërkombëtar, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv