Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mund të ndalen kusarët e ZRrE-së?

123
string(6) "KMDLNj" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/kmdlnj.jpg"
nga KMDLNj 18.03.2025 09:07

Nëse dikush i ka dëmtuar më së shumti qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe nuk është dënuar janë piratët grabitës të ZRrE – së , që nga paslufta e sidomos  sot. Qeveria Kurti 1 dhe 2 deti më tani i ka rritur faturat e rrymës mbi 130 përqind kurse po kjo qeveri po e shfrytëzon një vakum të krijuar duke e lejuar strukturën zhvatëse ZRrE të rrisë rrymën së paku për 15 përqind shtesë. Para zgjedhjeve qeveria e Kosovës thoshte se rryma nuk do të shtrenjtohet që ishte deklaratë politike mashtruese kurse ZRrE deklaronte gjithashtu se nuk fo të ketë rritje të faturave të rrymës e që ishte vetëm alibi për krimin e radhës ekonomik dhe social. 

Po kjo ZRrE,  thuaja për 15 vite i ka vjedhur qytetarët shqiptarë dhe joserbë duke ua fryerë faturat për të kompensuar rrymën e papaguar nga serbët e veriut dhe vendeve tjera në Kosovë. Përkundër një vendimi të gjykatës përkatëse për kompensim kjo është mjegulluar nga ZRrE me disa shifra qesharake dhe as ato nuk janë kompensuar. Pasi u vërtetua se ZRrE gjatë 15 viteve kundërligjshëm ka plaçkitur qytetarët e Kosovës,  Prokuroria e Shtetit është dashur të bdjekë sipas detyrës zyrtare keqbërësit apo strukturat kriminale në ZRrE.  Nuk mund të arsyetohet hajna me situata apo ambalazhime politike. Është vjedhje flagrante tarifa fikse prej 2 eurove me të cilën ngarkohen mbi 470.000 njehësorë e që kjo vjedhje nuk po hetohet. Plaçkitja më e madhe bëhet në kohën e dimrit kur manipulohet me tarifa që askush nuk ka mundësi t’i kontrollojë . Pse do të duhej të paguajnë çmime ndëshkuese qytetarët apo bizneset që shoenzojnë mbi 800 Kw ?!

Shpenzuesit e mëdhenj duhet të jenë status të privilegjuar e jo trajtim diskriminues. Është në kundërshtim me të drejtat e njeriut për trajtim të barabartë dhe jodiskriminues. KMDLNj – ë në vazhdimësi ka kundërshtuar veprimet e ZRrE- së dhe qeverive mandatore për shpërdorim të çmimeve të rrymës e që janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të qytetarëve të Kosovës.  ZRrE  , që nga përfundimi i luftës ka qenë në shërbim të mafies energjetike dhe strukturave të korruptuara qeveritare prandaj ka qenë dhe është përjashtuar nga çdo përgjegjësi penale. 

KMDLNj – ka thirrur qytetarët e Kosovës të kundërshtojnë në mënyrë të organizuar këto keqpërdorime nga ZRrE dhe qeveria e Kosovës përmes organizimit të protestave dhe mënyrave tjera të kundërshtimit demokratik dhe paqësor siç janë bllokimi i zyrave të ZRrE- së apo ministrive përkatëse . Paralajmërimi për kundërshtim përmes nënshkrimit të peticionit nuk do të prodhojnë asnjë efekt parandalues , më shumë i përshtatet strukturave kriminale të ZRrE  – së dhe strukturave të korruptuara të qeverisë. Vetëm protestat masive dhe jashtë çdo ndikimi politik mund të parandalojnë veprimet shpërforuese të ZRrE- së dikur edhe t’i rikthejnë të drejtat e mohuara të qytetarëve të Kosovës që nga përfundimi i luftës duke ua kompensuar mjetet e vjedhura nga ZRrE . 

KMDLNj – ë tërheq vërejtjen se pas rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike që ka paralajmëruar pirateria e ZRrE- es , do të rriten në mënyrë zinxhirore dhe të pakontrolluar çmimet e artikujve tjerë dhe të gjitha shërbimeve duke rritur tej mase varfërinë e pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës.  Asnjë qeveri e më së paku kjo e tashmja nuk e ka bërë indeksimin e pagave , pensioneve , skemave sociale , kredive studentore në përputhje me shkallën e inflacionit si pasojë e rritjes së çmimeve. 

KNDLNj përkujton qytetarët e Kosovës se ata kanë përgjegjësi t’i mbrojnë të drejtat e njeriut në rast se këtë nuk e bën ligji që e ka detyrim ta bëjë këtë. Në rastin konkret ligji ka dështuar t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve , pa asnjë dyshim. Ndryshe ZRrE do të ishte institucion që mbronë të drejtat e qytetarëve – konsumatorëve e jo institucion që mbronë të drejtat e mafies energjetike dhe strukturave të korruptuara qeveritare. 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme