Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sunak bëhet ambasador i organizatës bamirëse për kancerin e prostatës

NULL NULL
25.02.2025 16:39
Britain Rishi Sunak
Ish-kryeministri Britanik, Rishi Sunak. Foto: AP

Ish-kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se është “i nderuar” që ka marrë titullin e ambasadorit bamirës për kancerin e prostatës.

Ai do të mbështesë fushatën e Kërkimeve për Kancerin e Prostatës për të prezantuar një program kombëtar skrinimi për meshkujt me rrezik të lartë të sëmundjes.

Testi PSE EpiSwitch thuhet se është në gjendje të zbulojë kancerin e prostatës me saktësi 94%, gjë që organizata bamirëse e quajti një “përmirësim të rëndësishëm” në testin më të zakonshëm të antigjenit specifik të prostatës.

Ish-udhëheqësi konservator Sunak, i cili është deputet për Richmond dhe Northallerton, tha se donte “të mbështeste misionin e bamirësisë për të revolucionarizuar diagnozën dhe trajtimin”.

“Burrat priren të injorojnë dhimbjen duke shpresuar se do të largohet, në vend që të shkojnë tek mjeku i përgjithshëm, dhe kjo është një pjesë e arsyes pse kanceri i prostatës është tani kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar tek meshkujt në Mbretëri të Bashkuar”, tha ai, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Muajin e kaluar në Dhomën e Ulët, Sunak i bëri presion qeverisë që të konsideronte rritjen e ekzaminimeve për grupet me rrezik të lartë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.