Lladrovci me bashkëpunëtorë bën homazhe tek varri i Shaban Polluzhës NULL NULL 21.02.2025 16:40 21.02.2025 16:40 Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Shaban Polluzha, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit, si dhe vendosën lule. Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte gjithashtu kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë. Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile. Tutje, sipas komunës, homazhet e sotme janë një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe heroizmit të tij në mbrojtje të popullit dhe trojeve shqiptare *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.