Champions League e Superliga, e marta futbollistike në Artmotion NULL NULL 18.02.2025 09:19 18.02.2025 09:19 E marta, do të jetë e mbushur me futboll në Artmotion. Në program do të jetë një ndeshje e Superligës dhe katër të tjera të Champions League, enkas veç për meraklitë e sportit më të bukur. Spektakli në platformën më gjigante në trojet shqiptare, nis nga ora 13:00, me përballjen Malisheva – Ferizaj. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1, nën komentimin e Arbon Flugajt. Kjo s’është e tëra. Mbrëmje e Championsit nis nga ora 18:45, me sfidën Milan – Feyenoord. Loja transmetohet në kanalin Sport 1, me komentimin e Arlind Sadikut. Më pas në transmetim do të jenë edhe tri ndeshje të tjera, nga ora 21:00. Po në këtë kanal, do të jepet ndeshja edhe Bayern Celtic. Komentatori Naim Selmani, do të jetë me ju në kanalin Sport 2 në lojën Atalanta- Club Brugge. Derisa në kanalin e tretë, do të jetë jepet sfida Benfica-Monaco. Kurse, për fund do të shfaqen edhe momentet kryesoe të Champions Leagues, nga ora 23:30 në Sport 1/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.