17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë NULL NULL 17.02.2025 06:56 17.02.2025 06:56 Flamuri i Kosovës Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi kur në Kuvendin e Kosovës, në orën 15: 39, të dielën e 17 shkurtit 2008, u lexua Deklarata e Pavarësisë,njofton Klan Kosova. Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur. Emocion, gëzim e lot pati tek secili shqiptar. Në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Krahas fishekzjarrëve, vinin njohjet nga anembanë bota. Mes tyre ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja e Japonia. E sot Kosova po feston 17-vjetorin si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025