Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dr. Ali Berisha: Shëndetësia në Kosovë po kolapson nga centralizimi dhe keqmenaxhimi

NULL NULL
29.01.2025 17:29

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dr. Ali Berisha, ka drejtuar kritika të shumta ndaj qeverisë sektorin e shëndetësisë.

Kritikat e Berishës, për ekzekutivin ishin në veçanti centralizimi dhe keqmenaxhimi, transmeton Klankosova.tv

Sipas ish-kryetarit të Pejës, këta dy faktorë po e kolapsojnë shëndetësinë në Kosovë.

“Për shembull, pacientët nga qytete si Peja, Gjakova apo Mitrovica shpesh detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë për shërbime që teorikisht duhej të ofroheshin në spitalet rajonale. Kjo jo vetëm që shton kostot për qytetarët, por edhe rëndon kapacitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila tashmë përballet me mbingarkesë dhe vonesa të mëdha në ofrimin e shërbimeve”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv

“Një tjetër problem kritik është keqmenaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare. Ndarja e specializimeve, për shembull, shpesh bëhet pa marrë parasysh kërkesat e spitaleve rajonale dhe nevojat reale të popullatës. Në vend të një strategjie të bazuar në nevojat lokale, vendimet shpesh merren në mënyrë të centralizuar dhe të paorganizuar, duke lënë qytetet pa mjekë të profileve kyçe, si kardiologët, anesteziologët, Radiologet apo profile tjera deficitare. Për më tepër, emigrimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së, i nxitur nga pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës, vetëm sa e thellon krizën”, shtoi Berisha transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme