Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zor si Armend Mehaj

NULL NULL
25.01.2025 23:18

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e popullit tonë.

Për dallim nga shumë kolegë të tij ministra nga partia me të cilën edhe hyri në qeveri, me LVV-në, e të cilët nuk po zgjedhin mënyra e metoda për të fituar “një grusht vota”, Mehaj për aq kohë sa drejtoi ministrinë e FSK-së kishte vizituar rreth 850 familje dëshmorësh, por që për të cilat takime kurrë nuk ishte “krekosur”.

Portali “Kosovapost” ka shkruar se Armend Mehaj është ministri që theu pritshmëritë në detyrë dhe jashtë saj, figura më meritore, personaliteti më i vlerësuar, emri që gjatë do të mbahet mend, teksa paralajmëron se do të rikthehet sërish në shërbim ndaj atdheut.

Ky portal thotë se për nder të tij, shoqatat e dala nga lufta akordojnë mirënjohje, si i vetmi qeveritar aktual me vlerësimin më të lartë.

Ai është shpallur Qytetar Nderi i Matit dhe ka marrë Çelësin e kësaj Komune.

Veç kësaj, ai është shpallur edhe Qytetar Nderi i Komunës së Gostivarit.

Shumë thënie të tij do të lënë gjurmë, sikurse kjo: “Se ne, gjithmonë si komb duhet me ecë krah për krah me ShBA-në, aleatin strategjik”.

“Mehaj do të mbahet mend si ministri që theu pritshmëritë në detyrë dhe jashtë saj, figura më meritore, politikan i ri në moshë dhe detyrë, por personaliteti më i vlerësuar, emri tij që gjatë do të mbahet mend, do të rikthehet sërish në shërbim ndaj atdheut”, shkroi ky portal.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.