Interi kërkon fitoren e shtatë me radhë në Serie A NULL NULL 15.01.2025 13:05 15.01.2025 13:05 Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku kanë gjashtë fitore me radhë, por u mposhtën 2:3 nga Milani në Superkupë ndonëse po fitonin 0:2. Zikaltrit kanë 43 pikë në vendin e dytë me katër më pak se Napoli, por kampionët kanë dy xhiro më pak të zhvilluara. Ndeshja emetohet në platformën më të madhe, Art Motion, në Sport 1. Aty do të jeni nën shoqërinë e komentatorit Andi Shabani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.