Shkon në 40 numri i të vrarëve në Nigeri NULL NULL 13.01.2025 16:55 13.01.2025 16:55 Foto nga AFP Militantët e dyshuar islamikë vranë 40 fermerë në një sulm ndaj komunitetit Dumba në shtetin Borno të Nigerisë të dielën, tha të hënën një zyrtar i lartë shtetëror. Raportet fillestare tregojnë se fermerët u larguan jashtë një korridori sigurie të ngritur nga ushtria, duke hyrë në një zonë të njohur për aktivitetin kryengritës dhe të mbushur me mina tokësore, tha komisioneri shtetëror i informacionit Usman Tar, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Militantët besohet se i përkisnin grupit të armatosur Boko Haram dhe degës së tij, Provinca e Afrikës Perëndimore të Shtetit Islamik (ISWAP), të cilët kanë zhvilluar një kryengritje të gjatë në Nigerinë verilindore. Sulmi ajror ushtarak në Nigeri vret 16 civilë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të 'parandaluar shkatërrimin e tij' 13/06/2025