Artmotion sot sjell tri ndeshje mjaft të forta në basketboll NULL NULL 12.01.2025 08:24 12.01.2025 08:24 Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me dy ndeshje tejet interesante që do të transmetohen drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në shqiptari, Artmotion. Me fillim nga ora 17:00, në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” luajnë Bashkimi dhe Vëllaznimi. Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 1. Derisa në të njëjtin termin mes vete luajnë edhe dy rivalët lokal, Prishtina e Bora, njofton Klankosova.tv Veçse kjo jepet në kanalin Sport 2 të Artmotion. Ndërsa përballja e radhës zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Pejës dhe Prizrenit, me fillim nga ora 19:00. Edhe kjo ndeshje transmetohet në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv Kurse, të shtunën u zhvillua derbi në mes të Trepçës dhe Yllit. Fitore shënoi skuadra mitrovicase me rezultat 91:68./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.