“Kurrë nuk ta kisha fal”, vazhdon debati me ofendime mes Drilonit dhe Xuxit NULL NULL 07.01.2025 23:49 07.01.2025 23:49 Ka vazhduar debati i ashpër, me tone të larta e me ofendime mes Xuxit dhe Drilonit. Xuxi, i tha Drilonit se çka i ka bërë ai Gjestit sa ka qenë Edi brenda Big Brother VIP Kosova 3, “veç ai, se kurrë nuk ta kisha falë”. “Ai kurrë nuk të ka bërë asgjë ty. Ti i ke thënë ‘femër’, ‘cikë’, ‘kurdel’”, i tha Xuxi me tone të larta. Ndërsa, me të njëjtin tonacion, Driloni iu kundërpërgjigj duke i thënë se Gjesti e ka provokuar çdo ditë. “Ai më ka provokuar për cdo ditë, normal që jam rrokë me të. Ti Xux nuk je më ndryshe se Xheneta, sot vjen tek unë, fol keq për Leon, nesër shkon te Leo, fol keq për mua”, i tha Driloni. Për ta parë debatin e ashpër mes Drilonit dhe Xuxit, klikoni në videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.