Kthehet nga pushimi elita franceze e futbollit NULL NULL 03.01.2025 14:46 03.01.2025 14:46 “Ligue 1” rikthehet sonte nga pushimi i festave. Emocionet e këtij kampionati, i sjell ekskluzivisht platforma kryesore shqiptare, Art Motion. Nice – Rennes është përballja e parë për këtë javë, e cila fillon nga ora 21:00, njofton Klankosova.tv Ndërkaq, magjia e yllit nga Kosova, Edon Zhgrovës, shfaqet nesër përmes kanalit Sport 2, ku skuadra e tij, Lille është nikoqire e Nantes. Ky duel fillon në orën 19:00 dhe komentohet nga Arlind Sadiku. Elita franceze e futbollit, transmetohet ekskluzivisht në platformat Art Motion dhe Kujtesa *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.