Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

NULL NULL
22.12.2024 07:37
kolona
Arkiv: Pika kufitare "Dheu i Bardhë"

Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar.

E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.

Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi, transmeton Klankosova.tv

Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.