Starlink, zyrtarisht i qasshëm në Kosovë NULL NULL 21.12.2024 21:46 21.12.2024 21:46 Satelitët e Starlink. Foto ilustruese Pronari i kompanisë “SpaceX”’, Elon Musk, ka njoftuar se interneti i Starlinkut tashmë është i qasshëm në Kosovë. Për qasjen e Kosovës në internetin e Starlink ka njoftuar edhe vet kompania, përmes një njoftimi në platformën “X”. “Starlink tani në Kosovë”, shkroi Musk, teksa vetë kompania tha se “interneti me shpejtësi të lartë Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë”. Starlink now in Kosovo https://t.co/GFxBRn3geL — Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2024 Për këtë gjë ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, i cili tha se është emocionueshe ta shohësh Starlinkun duke u zgjeruar në Kosovë. “Është emocionuese të shohësh Starlink duke u zgjeruar në Kosovë dhe duke inkurajuar mundësi të reja për rritje teknologjike”, shkroi Dugolli. Exciting to see Starlink expanding into 🇽🇰 and encouraging new opportunities for technological growth. Welcome @Starlink 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/6jvXPl5c6j — Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 21, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 1 orë më parë