Premtimet e Haradinajt për Drenasin: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike NULL NULL 16.12.2024 19:53 16.12.2024 19:53 Premtimet e Haradinajt për Drenasin: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka prezantuar kandidaten për deputete të Kuvendit nga Drenasi, Valbonë Demaku-Berisha. Me këtë rast, Haradinaj ka premtuar zhvillimin e Drenasit ashtu siç e meriton. “Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton”, tha Haradinaj. Ai u zotua për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. “Kosova ka nevojë për kthesë të madhe. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të huaja, duke garantuar sigurinë që na duhet për zhvillim të qëndrueshëm. Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500€, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 5 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 7 orë më parë