Kancelari Scholz humb votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje NULL NULL 16.12.2024 16:50 16.12.2024 16:50 Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë fjalimit në parlament. 6 qershor 2024. Foto: Associated Press Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Bundestag. Kështu Gjermania shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme që parashihet të mbahen më 23 shkurt. Scholz arriti t’i marrë veç 207 vota nga 733 deputetë, njofton Klankosova.tv E për t’i mbijetuar votëbesimit, atij i nevojitej 367 vota. Qeveria gjermane e udhëhequr nga Scholz, e humbi shumicën më 6 nëntor për shkak të mosmarrëveshjeve edhe me partnerët e koalicionit për mënyrën se si të ngjallej ekonomia gjermane. Olaf Scholz, me këtë rast e pati shkarkuar edhe Christian Linderin, nga pozita e ministrit të Financave duke bërë që koalicioni qeverisë trepartiak mes SPD-së, FDP-së dhe të gjelbërve të dështonte dhe kështu u krijua nevoja për zgjedhje të reja, tetë muaj para afatit të rregullt/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome 4 minuta më parë