Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Megan Fox ndahet nga i fejuari pak javë pasi zbuloi shtatzëninë

NULL NULL
11.12.2024 08:53

Megan Fox thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj, Machine Gun Kelly.

Aktorja 38-vjeçare njoftoi shtatzëninë muajin e kaluar, pothuajse tre vjet pas fejesës së saj me reperin. Megjithatë, Megan e cila është nënë e tre djemve me ish burrin e saj, Brian Austin Green, raportohet se është ndarë nga artisti pasi gjeti “material shqetësues” në telefonin e tij.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, thuhej se ishte me pushime me bukuroshen brune Megan Kolorado për Ditën e Falënderimeve, por gjërat mes dyshes raportohet se kanë shpërthyer kur aktorja gjeti “materialin” në telefonin e tij. Reperi thuhet se u largua nga hoteli i tyre në Vail, dhe dyshja nuk e kanë parë njëri-tjetrin që atëherë, sipas TMZ, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.