Krasniqi tregon nëse u paragjykua nga kryetarët e komunave për shkak të përkatësisë etnike NULL NULL 10.12.2024 18:52 10.12.2024 18:52 Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka kryetarë komunash që kanë besuar se mund t’i ndalin proceset me faktin që sipas tij, ka dallime të përkatësisë etnike mes tyre dhe ndaj tij. Krasniqi tha se ka pasur paragjykime konkrete, e ku sipas tij, ka pasur edhe diskutime ku është thënë se “me 3 mijë vota është bërë ministër”. “Ka kryetarë komunash që janë më të hapur, ka kryetarë komunash që janë më të ngarkuar, mund ta përmendi kryetarin e Komunës së Vitisë, i cili është më i ngarkuar në këto çështje. E keqja është që asnjëherë në prezencë, por nga mosprezenca ime e ka shfrytëzuar mundësinë që të ngritë dyshime çfare do qofshin”. “Kemi pasur një situatë ku e kemi bërë një auditim në komunën e Vitisë dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues me pjesën e stafit që unë e kam dërguar dhe ka menduar që mund ta ndalë një proces. Edhe ai e ka parë si të gjithë të tjerët që s’mund ta ndalë asnjë proces mbi asnjë bazë, e sidomos mbi baza etnike”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.