Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kilaj, Smakaj dhe Fazliu sillen në EULEX, pritet transferimi i tyre për në Hagë

NULL NULL
05.12.2024 12:17
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu

Në bazën e EULEX-it, janë sjell të arrestuarit e sotëm të Gjykatës Speciale, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, të cilët priten të transferohen në Hagë.

Që të tre ishin bastisur gjatë vitit të kaluar, por edhe mëngjesin e kësaj të enjte, njofton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka sjell detajet më të reja nga këto arrestime.

“Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Isni Kilaj kishte qëndruar për disa kohë para majit, para se të lirohej për një periudhë të shkurtër kohore, derisa ndaj të njëjtit t’i konfirmohej aktakuza e tretë, e cila ishte e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.  Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake për veprën penale ‘pengim i administrimit të drejtësisë’”, tha Mujku.

“Duhet të kujtojmë më patjetër  se ky muaj ka qenë muaji i fundit kur Isni Kilaj ka pasur mundësi ti konfirmohej ose t’i rrëzohej aktakuza e fundit e tij, e cila ishte ngritur më 28 qershor të këtij viti”.

“Për dy rastet e tjera, ka pasur bastisje po ashtu gjatë vitit 2023, më 12 shtator të atij viti, tek shtëpia e Bahri dhe Fahri Fazliut, pikërisht te Fadil Fazliu, i cili është ndaluar sot, ku ndalimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës dhe djali i tij”.

“E bastisje të mëdha si në asnjë shtëpi tjetër, faktikisht kishte pasur edhe në fund të tetorit te shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.