Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Zijadin Gashit NULL NULL 03.12.2024 10:51 03.12.2024 10:51 Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e gazetarit të njohur, Zijadin Gashi. Në një postim në Facebook, Hoxhaj kujton se si Gashi ishte një profesionist i palodhshëm që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare. “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Zijadin Gashi, një profesionist i palodhshëm që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira të historisë sonë. Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoxhaj, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 18 orë më parë